Rezultati nga aksioni për grumbullimi i parave në koncertin e organizuar nga Argetimelive, me datën 29.10.2011

Duke falënderuar stafin e Argetimelive qe na jepen mundësin te marrim këtë aksion per grumbullimin e parave për ndihma humanitare për në Kosovë ne koncertin e mbajtur sot, stafi ynë qe u përbe nga Naser Xani, Nuhi Peci dhe Flamur Mavraj njoftuan te pranishmit aty mbi qëllimin e organizatës tone “Ndihme të varfërve” dhe me projektet tona. Nuk mungoj dhe përkrahja dhe i falënderojmë te gjithë për kontributin e tyre.

Shuma qe u grumbullua ne këtë aksion ishte: 4 016.50 kr dhe 1 euro.

Në emër timin personal dhe te shoqatës “Ndihme të varfërve” ju falënderoj dhe një here për çdo dhuratë/donacion të bere nga ju.

Projekti I: Ndërtimi i shtëpisë për familjen Celaj nga fshati Leqin në Skenderaj

Me ndihmën e gjithë donatorëve, si ata privat ashtu dhe nga afarist në mundësuam ndërtimin e shtëpisë për një familje skamnore, familjes Celaj nga fshati Leqin i komunës se Skenderajt. Jemi ne grumbullim te dokumentacionit dhe punimit te një raporti final për këtë projekt, dhe sa me shpejt qe do e bej këtë, atëherë raporti do publikohet online qe te jemi sa me transparent dhe korrekt me te gjithë. Dhe njëherë faleminderit dhe shpresojmë ne përkrahjen tuaj.
 

(Norsk versjon av vår hjemmeside kommer i slutten av november, besøk oss da! Er det noe annet du lurer på ta kontakt per e-post: post@ndihmo.no)

Antarësohu

I nderuar vizitor, më poshtë keni mundësi të anëtarësoheni dhe të jepni kontributin tuaj, plotësoni formularin më kujdes dhe saktësi. Mbasi qe te keni dërguar formularin, ju do të merrni një mesazh elektronike duke sqaruar mënyrën e pagimit. Ju faleminderit!