Si mund të ndihmoni?

Mrekulli nuk është vetëm të ndihmosh dikë,
por të jesh i lumtur me ndihmën që jep.

Bëhu edhe ti pjesë e iniciativës humanitare të fondit "Ndihmë të Varfërve".

Vizioni i shoqatës humanitare fondi “Ndihmë të Varfërve” është të ketë një qëndrueshmëri në misionin e saj. Anëtarësimi dhe donacioni i rregullt i juaji e bën fondin të jetë stabil, dhe të ketë qëndrueshmëri me vite. Mbështet këtë iniciativë duke shpërndarë mesazhin tek të tjerët që të ndihmojmë të varfëritë.

Ne apelojmë tek ju që sado pak të kontribuoni, mos harroni një ndihmë e vogël nga ju, mund t’ia ndryshoj jetën tjetrit! E lëmë në ndërgjegjen tuaj se sa dhe si do e jepni ndihmën tuaj. Ju mund të bëheni anëtarë dhe të paguani një shumë prej 100,- kr në muaj, gjithashtu ne pranojmë donacione individuale.

(Vërejtje! Jemi në pritje të përgjigjes nga “Skateetatten” për miratimin e aplikimit me të drejtë zbritje (fradrag) nga tatimet vjetore të shumës që dhuroni, kjo vlen vetëm për anëtarët e rregullt!).

Pagesa behët në xhirollogarinë bankare të shoqatës humanitare, fondi "Ndihmë të Varfërve":

"NDIHMË TË VARFËRVE", Engene 70, 3015 Drammen

Banka: DNB NOR
Numri i llogarisë: 1503 18 49079
IBAN: N060 1503 18 49079
BIC/SWIFT-code: DNBANOKKXXX

Ju falënderojmë përzemërsisht,
Kryesia e shoqatës humanitare Fondi “Ndihmë të Varfërve”
 

Antarësohu

I nderuar vizitor, më poshtë keni mundësi të anëtarësoheni dhe të jepni kontributin tuaj, plotësoni formularin më kujdes dhe saktësi. Mbasi qe te keni dërguar formularin, ju do të merrni një mesazh elektronike duke sqaruar mënyrën e pagimit. Ju faleminderit!