Rezultati nga aksioni për grumbullimi i parave në koncertin e organizuar nga Argetimelive, me datën 29.10.2011
Duke falënderuar stafin e Argetimelive qe na jepen mundësin te marrim këtë aksion per grumbullimin e parave për ndihma humanitare për në
Kosovë ne koncertin e mbajtur sot, stafi ynë qe u përbe nga Naser Xani, Nuhi Peci dhe Flamur Mavraj njoftuan te pranishmit aty mbi qëllimin e
organizatës tone “Ndihme të varfërve” dhe me projektet tona. Nuk mungoj dhe përkrahja dhe i falënderojmë te gjithë për kontributin e tyre.
Shuma qe u grumbullua ne këtë aksion ishte: 4 016.50 kr dhe 1 euro.
Në emër timin personal dhe te shoqatës “Ndihme të varfërve” ju falënderoj dhe një here për çdo dhuratë/donacion të bere nga ju.
Projekti I: Ndërtimi i shtëpisë për familjen Celaj nga fshati Leqin në Skenderaj
Me ndihmën e gjithë donatorëve, si ata privat ashtu dhe nga afarist në mundësuam ndërtimin e shtëpisë për një familje skamnore,
familjes Celaj nga fshati Leqin i komunës se Skenderajt. Jemi ne grumbullim te dokumentacionit dhe punimit te një raporti final për këtë projekt,
dhe sa me shpejt qe do e bej këtë, atëherë raporti do publikohet online qe te jemi sa me transparent dhe korrekt me te gjithë.
Dhe njëherë faleminderit dhe shpresojmë ne përkrahjen tuaj.